Ditën e shtunë, Partia Demokratike zhvilloi primaret, ku emrat më të votuar nga anëtarësia do të jenë edhe kandidatët e ardhshëm për deputet.
Të shumtë kanë qenë emrat e rinj të cilët morën pjesë në këtë proces dhe u votuan masivisht.
Një ndër ta është edhe Gentian Koçi, i cili ishte kandidat për Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit.
Koçi u rendit në pesëshen më të votuar të këtij qarku, duke siguruar 438 vota.
Në një reagim pas shpalljes së rezultateve zyrtare nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Koçi falënderoi demokratët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive, duke e cilësuar këtë proces si një model demokracie dhe uniteti brenda PD-së.
Koçi e cilësoi pjesëmarrjen e gjerë të anëtarësisë si një tregues se PD është më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



