A keni komunikuar me Ramën? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

0
413
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen e sotme për Euronews Albania, ku ka vazhduar sulmet ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.

I pyetur nëse a ka komunikuar me Ramën, Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim. Ai hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se prej dy javësh nuk i ka miratuar asnjë takim, edhe pse në media janë publikuar lajmet se Veliajt i është miratuar leja për të takuar jo vetëm avokatët, por edhe familjarët, po ashtu të zhvillojë edhe takime pune me punonjlsit e Bashkisë.

Pyetje – A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

“Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, thotë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe Edi Rama për rastin e tij, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur duke mbështetur sistemin e drejtësisë dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj shefit të tij, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

“Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

“Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.”

Zjarr Tv Ad