Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës! Ja sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

0
6

Njëjtë si në vitin 2021, kryesocialsiti Edi Rama nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë forca e tij politike në zgjedhje.

Parashikimi i Ramës vjen ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe Rama parashikon që më 11 maj marrin 78 deputetë nga 74 që ka aktualisht.

Fotoja e bastit është zbuluar në media, ndërsa Rama ve bast se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë nga 1 deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Ndërsa shansi 50% sipas Ramës është që marrin 78 mandate në rang kombëtar.  

Keshtu, ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij në Partinë Socialiste kanë bërë projeksionet e tyre për rezultatin që pritet të sjellë vota e qytetarëve.

Të mbështetur te entuziazmi i fushatës dhe te përkrahja që, sipas tyre, vjen nga terreni, kreu i qeverisë ka skicuar një skenar që flet për një fitore të thellë të PS‑së.

Një dokument që qarkullon në rrjet, i titulluar “Memorandum 2”, përmban llogaritjet e detajuara të kryeministrit për ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Në kolonën e parë janë listuar 74 mandate të sigurta; në të dytën, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit u shtohet nga një mandat, ndërsa Tirana mbetet e pandryshuar. Sipas këtij projekti fillestar, Rama parashikon që PS të sigurojë 78 deputetë.

Por nuk mbaron me kaq. Në kolonën e tretë, që paraqet variantin optimist me 50 % siguri shtesë, Tiranës i shtohen edhe dy mandate të tjera, duke e çuar parashikimin total në 88 deputetë.

Dokumenti, i datuar sot në Kuç të Vlorës dhe i nënshkruar nga vetë kryeministri dhe ekipi drejtues i PS‑së, dëshmon besimin se më 11 maj partia jo vetëm do të sigurojë shumicën, por do të arrijë një shumicë të pakontestueshme në Kuvendin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad