Shqipëria ngjyroset rozë, por a do ta pranoj PD rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Ja si përgjigjet Berisha

0
1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë rezultatin zgjedhjeve nëse do të njihen nga ndërkombëtarët, Sali Berisha u përgjigj duke thënë se vetëm Zoti mund ta ndalojë PD-në.

Berisha tha se “ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira.”

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën e Shqiptarëve. Ky popull do të votojë i lirë. Forcë në të nuk do të ketë të ndalojë shqiptarët të votojë i lirë.

Ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira”, tha kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad