Beqaj në GJKKO: Nuk bëj dot mbrojtje efektive pa një akuzë të shkruar

0
1

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin mbi dosjen e sterilizimit në Gjykatën e Posaçme, ku i pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që në këtë proces ndiqet në gjendje të lirë, por është i arrestuar për fondet e ‘SASPAC”.

Gjatë seancës, ku SPAK ka 9 persona të pandehur në dosje, ka folur vetë ish-ministri, që pretendoi se është i pafajshëm, duke u bazuar tek një vendim i mëparshëm i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Mbrojtja ime ka marrë një përgjigjie nga zoti Kondili, si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda. E kam bërë disa herë këtë kërkesë.  SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi këtë vendim, që shkoi tek Kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëjë me një vendim të Prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkojë si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajsinë e një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si prove”, tha Beqaj.

Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi kërkesat paraprake të palëve, vendosi që Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi të kalojnë për gjykim të shkurtuar, raporton gazetarja Glidona Daci.

Prokurori Kondili shtroi e një herë kërkesën e tij që Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, të gjykohen për “vjedhje”, duke shpërdoruar detyrën, si dhe për veprën penale “grup i strukturuar kriminal”.

Kundërshtime ka pasur nga pala e Beqajt, së bashku me avokatin e tij, Ermal Yzeiraj. Ky i fundit është shprehur se është i paqartë me akuzën e SPAK-ut ndaj klientit të tij.

“Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën, sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyren dhe grup kriminal, ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për cfarë do të mbrohem”, u shpreh avokati Ermal Yzeiraj.

Në mbështetje ishte dhe Beqaj, i cili u shpreh “Unë jam përgatitur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Sic më ka arsyetur për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetojë pse është vjedhje. Ju s’e keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë. Pa një formuli të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem. Në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të Kodit Penal. Ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojtje efektive pa një akuzë të shkruar.”

Në përmbyllje të këtyre, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të gjykohet nga GJKKO-ja për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Zjarr Tv Ad