Zyrtarisht i divorcuar, reagon për herë të parë Erion Isai: Ka mbaruar, kam nisur një kapitull të ri personal

0
1

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka reaguar pas lajmeve për divorcin duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, regjisroja Ajlin Petrela. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se martesa me nënën e dy vajzave të tij, ka përfunduar dy vite më parë.

Ai thotë se ndarja me bashkëshorten është finalizuar në prill 2024.

Postimi i plotë:

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!

Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!

Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!

Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!

Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!

Uroj që çdo ditë tja dal!

Përqafime e bekime! 🙏

Zjarr Tv Ad