Kë po kërcënon? Veliaj nga qelia: Nesti A. është i vogël dhe qesharak, përballë meje duket si mizë

0
1

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 4 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ka dhënë një mesash të koduar nga TikTok.

Në një video të postuar në këtë rrjet social, Veliaj thumbon personazhin anonim që e denoncoi në SPAK dhe si pasojë e hapjes së hetimeve, tashmë ndodhet me arrest me burg nga GJKKO.

Veliaj shkruan në rrjetin social, se rosaku që ai mban në dorë, është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë. (https://vm.tiktok.com/ZMSy9v8Tq/)

Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.

Po ashtu në këtë video Veliaj nuk lë pa kërcënuar edhe kundërshtarët e tij, për të cilët shkruan se janë të hidhëruar nga videot e tij në TikTok.

S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.

Zjarr Tv Ad