“O Edi”, E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet?

0
3

Kryeminsitri Edi Rama ka vizituar ditën  e sotme qytetin e Vlorës me qëllim inspektimin dhe lirimin e hapësirave publike.

Mësohet se ka qenë një numër i lartë i qytetarëve që kanë dashur të takojnë kryeministrin Rama. Ai ka mbërritur në orën 09:00 në qytetin e Vlorës ku më pas ka zhvilluar një takim me grupin e punës, takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, e më pas kryeminsitri ka dalë për inspektim në qytet.

Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, qytetare e Vlorës e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin Rama lidhur me një shqetësim të sajin.

“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.

Zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që ky i fundit i kundërpërgjigjet: “Ç’a ke që bërtet?”

Burime bëjnë me dije se zonja kishte rreth një orë që priste ta takonte. Problemi qëndronte me shtëpinë e saj lidhur me hapësirat dhe tokat. E moshuara ka insistuar duke u shtyrë fizikisht me policët e bashkisë, derisa ka arritur ta takojë kryeminsitrin Edi Rama për ti shpalosur shqetësimin e saj.

Zjarr Tv Ad