Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori-Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

0
146

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pasi Edi Rama shkoi ditën e djeshme me helikopter për në Vlorë për të shmangur trafikun.

Në një postim në rrjetet sociale, Qori veç helikopter për në Vlorë i përmend Ramës edhe avionët privat me të cilët udhëton nëpër botë dhe kushtojnë mijëra euro.

Teksa e krahason Ramën me një mbret mesjetar, Qori shkruan se Ramës i ka mbetur vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit.

Postimi i Arlind Qorit:

Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit.

Mjerë kush na qeveris!

Zjarr Tv Ad