Mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Asllan Dogjanin

0
24

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, kaloi këtë të mërkurë, 23 korrik, për gjykim dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie. Sipas akuzës, Dogjani dyshohet se ka fshehur blerjen e një apartamenti me vlerë mbi 120 mijë euro.

GJKKO më herët e kishte kthyer dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të tij për plotësim hetimesh.

Dogjani u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në dhjetor të 2024-s.

Në atë kohë, SPAK sqaroi Dogjani nëpërmjet dy kontratave të dubluara fshehu nëpërmjet deklarimit të rremë mënyrën e përfitimit të apartamentit në Tiranë, në rrugën “Hamid Shijaku”. 

Zjarr Tv Ad