Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht burgun këtë të enjte, pas miratimit të një lejeje të kufizuar me afat tetëorësh.
Sipas gazetares Anila Hoxha, leja është dhënë për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të nënës së tij. Leja vlen nga ora 11:00 deri në 17:00 të ditës së sotme dhe është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe drejtuesi i burgut të Durrësit.
Lefter Koka, i arrestuar që prej dhjetorit 2021, po shoqërohet nga forca të shumta të policisë së burgjeve gjatë qëndrimit të tij jashtë qelisë.




