Sherr në dasëm/Dhëndri dhe dasmorët dhunojnë Shpat Kasapin, reagon këngëtari

0
56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasëm në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona.

Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës, ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar.

Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në skenë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai ka mbërritur edhe në gjendje të dehur.

Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, raportojnë mediat vendase.

Lidhur me ngjarjen, reagoi edhe Shpat Kasapi, i cili nuk thotë se është mirë me shëndet dhe se e gjitha ishte vetëm një keqkuptim me dasmorët.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkruan këngëtari në një postim në InstaStory.

Zjarr Tv Ad