Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe ish-ministri Arben Malaj janë përfshirë në një debat në rrjetet ditën e djeshme, ku shkaku është afera e kompanisë së naftës në Ballsh, “Bankers Petroleum Albania”.
Përplasja e tyre ka arritur deri në nivel personal, ku të dyja palët i kanë kujtuar njëra-tjetrës ngjarje politike nga e shkuara.
Debati i plotë:
Arben Malaj:S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Uzines të Përpunimit të Thellë të Naftës.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate weverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?
Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?
Pse nuk protestove në atë ditë?
Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd?
Po, ne kemi folur, por asnjëherë me gjuhë “alabakësh”, por me argumenta thellesisht profesionale.
Jo me vetë-personalizim si hero.
Aty ke qenë deputet pas vitit 2005, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje,
por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e bazonin luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë –
edhe pas hetimeve politike të ish-ministrit të Financave të PD-së, pas vitit 2005 nuk gjetët dot asnjë rast që të kisha abuzuar me detyrën, e aq më pak të kisha pasuruar vëllezërit, motrat dhe familjarët e mi, të mirë-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.
I dashur Murrizi,
më qetë,
me më pak vulgaritet,
me më shumë argumente logjike, me më shumë këmbëngulje morale dhe ligjore.
Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vetë-personalizimi si “më i ndershmi i shekullit të 21-të”,
por nga arritjet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit,
që nisi pas rikthimit të PD-së në pushtet në 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje në nivele kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë,
nga disa rilindas të babëzitur dhe oligarkë të pangopur, të dyja bashkë dhe reciprokisht për pushtet ekonomik dhe politik.
Çoje deri në fund një akuzëz. Murrizi,
heto me ekspertë të jashtëm,
fito luftën qoftë edhe në një rast të vetëm.
Kjo do të jetë fitore politike, publike, që do të ndihmojë të arrish edhe fitore në mënyrë etike.
Ditë të mbarë!!
Myslim Murrizi: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.
Nuk jam heroik unë o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more “gradën” prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001 kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997 kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota e nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha.
Që të jesh i saktë o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar, se në 1997-2001 kur unë isha deputet të thërriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër Financash që shite të gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për 5 lekë.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezit në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhatë turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat.
Pastaj, pas 1997-2001 jam bërë deputet në vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur në Komision të Ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia jote.
Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021 kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjitha haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.
Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte: ish-ministri i PS i ul hundën Murrizit.
O port-hale të ç’nderuara:
Ministra dhe ish-ministra të këtij lloji nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrenë k…urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të ‘95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera.
Prandaj, para se të bëni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore “prof. kr.” e me qafore, për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politikë.
Një fjalë e urtë thotë:
Burri ka kohë boll me u fëlliq, derisa të vdesë.
Të shkuara fare o Ben Malaj, dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë.
Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh për asnjë mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media, dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço duke shpifur si i pafytyrë.
Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja ata që kanë rrjedhje vaji.
Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha – mendjes.
Nuk ka më turp kur sheh këta që demek kanë qeverisur Shqipërinë të shndërrohen në zagarë të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve.
Prapë do flas për Bankersin o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k…urajon sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit.
Arben Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i T atimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima,
i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj dialsa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.
Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin.
Të prita në zyrë.
Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.
Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.
Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.
Të thashë “pushka top”!
Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”.
Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,
Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.
Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,
urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.
Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.
Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.
Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.
Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.
Kush të pengon?
Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??
Pikerisht partia jote.
Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?
Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..
Ti, “heroi yne kombetare”,
kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.
U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.
Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.
Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.
Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.
Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”.
Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.
Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.
Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.
Bej te fal Taulantit!!!
E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?
Ta thashë por nuk të shpalla armik.
Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.
Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???
Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël.
Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.
Do ta lë këtu këtë pergjigje!
Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.
Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.
Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!.




