‘Shqiptarët nuk po martohen më’, Noka: Presim Ramaduron të nxjerrë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria…

0
64

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar lidhur me një studim të fundit, ku theksohet se ‘shqiptarët nuk po martohen më dhe celebrimet kanë zbritur në minimumin historik, 7.7%.

Në postimin e tij në Facebook, Noka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ‘tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria’.

Postimi i plotë:

Tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria, ashtu siç publikoi fotografinë e dy foshnjave të porsalindura si sukses në një vend ku lindshmëria ka rënë dramatikisht në 35%.

Meqënëse ka ende që nuk kanë të ngopur me lugën bosh të propagandës, #Rama është gjithmonë gati

Zjarr Tv Ad