Prindërit e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhje. Djali ynë dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale

0
16

Megjithëse qeveria ka vendosur mbylljen e rrjetit social TikTok, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Maliq, një i mitur u vra nga një bashkëmoshatar i tij.

Për kete Kjo ngjarje e rëndë, prindërit e Martin Canit kanë dhënë një deklaratë, duke thene se “mbyllja e tik tok nuk eshte zgjidhje”

Ata kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave konkrete për zgjidhjen e situatës.

Deklarata për shtyp


Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka rradhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.
Familja Cani

Zjarr Tv Ad