Ndoka: Rama do të ketë përballë një opozitë të fortë. Nëse mendon se ka mbaruar, tani fillon historia

0
23

Teksa ende nuk ka një datë të nisjes së legjislaturës së re parlamentare, kreu i demokristianëve Nard Ndoka thotë se ky shtator do të jetë ndryshe nga radhët e kaluara.

“Së pari, do të kemi një qeveri që askush nuk e di se si do të jetë ajo. Përveç vetë Ramës, askush prej atyre ministrave nuk dihet se cili do të jetë dhe që janë të shigjetuar për afera korruptive, emra anonimë dhe pa një përgjegjësi dhe pa një status publik.

Madje, një pjesë të tyre i njohim për nga aferat korruptive, por jo nga puna e tyre. Kështu që në këtë aspekt presim zhvillime tek pjesa e majtë.

Opozita, në fund të fundit është e formatuar dhe është institucion dhe në Kuvend do të bëjë detyrën e saj.

Pra, Edi Rama do të përballet me një opozitë të fortë, nuk do të jetë i lirë siç e mendon ai se historia tashmë ka mbaruar, jo tani fillon.

Opozita i ka tejkaluar krizat e saj, ku ka pasur një luftë ekstreme gjatë 4 viteve të fundit dhe tashmë këto pengesa janë tejkaluar”, tha Nard Ndoka në intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”.

Zjarr Tv Ad