Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeçari i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.
43-vjeçari i cili dyshohet të ishte dhe shënjestra e këtij atentati, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, kriminelit që akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.
Atentati i kësaj të hëne u regjistrua rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, ku 29-vjeçari Rakip Gila qëlloi brenda ambienteve të lokalit me breshëri plumbash.
Si pasojë viktimë mbeti Armando Pali, miku i Vasos, i si dhe truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja. Ndërsa, i plagosur mbeti vetë Vaso si dhe kamerieria e lokalit e reja me ininciale M.K.
Vaso është një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe për lidhjet e tij me krimin.
Në vitin 2023 emri i tij doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesë e grupit të Bajrave. Gjithashtu, në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.
Por pas kësaj akuze ai iu fut politikës ku dhe shërbeu si anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.
Ndërkohë nga ana tjetër vëllai i tij Denis Bajri, është një tjetër eksponent i krimit të cilin drejtësia shqiptare e kërkonte me ngul. Ai u ekstradua nga Dubai në Shqipëri më 23 korrik të këtij viti.
Denis Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, “mbreti i kumarit”, sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.
Kush është Denis Bajri Brajoviç:
37-vjeçari Bajri u arrestua në shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Prokuroria e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, pasi emri i tij ka figuruar në përgjimet e aplikacionit SKY Ecc teksa komunikon me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Denis Bajri akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
37-vjeçari akuzohet për vrasjen e Gjon Boriçit, anëtar i bandës së “Bajrit”, ngjarje e ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. Urdhrin për vrasjen e tij e kishte dhënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kishte pajtuar për këtë punë Behar Bajrin dhe ky i fundit si ekzekutor kishte caktuar Denis Bajrin.
Nga përgjimet e Sky Ecc është zbuluar komunikimi ku Denis Bajri i shkruan Behar Bajrit “kryvi”, mesazh i cili i është dërguar menjëherë dhe Ervis Martianjt.
Denis Bajri Brajoviç u ekstruadua në vendin tonë në korrik të 2025./newsbomb.al




