IKMT zbarkon në Valbonë, banorët në lot për banesat e prishura: Jemi votues të Edi Ramës…

0
24

IKMT zbritur në Valbonë, ku ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje.

Pronarët e 3 objekteve që IKMT i prishi pasi ishin pa leje, të dy të moshuar, kanë shpërthyer në lotë dhe deklaruan se ky ishte viti i parë që ata po i shfrytëzonin për biznes.

“Banesën aktuale që kemi, është me lagështirë, nuk e kemi për kurrgjë. Këto objekte i ndërtuan 3 djemtë emigrantë që punojnë e jetojnë në SHBA, Angli dhe Ital”, thotë e moshuara, ndërsa bashkëshorti i saj thotë para kamerës se kjo që po ndodh me ta, smund ti ndodhë një shqiptari

“Jemi shqiptarë, jo serbë apo malazez. Jam votues i Edi Ramës dhe tani po na pushkatojnë. Një polic nuk ka ardhur të na pengojë për ndërtimet pa leje. 3 fëmijë njëri në SHBA, njëri në Angli, tjetri në Itali, na kërkuan të na bëni verës skemi ku rrimë. Tani këta na e vunë fadromën. Më mirë me na pushkatu”, thotë i moshuari.

Në total, IKMT ka planifikuar për të prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët.

3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.

Nga 22 objektet në total, 16 po çmontohen vullnetarisht nga banorët.

Zjarr Tv Ad