Gazetarja pyet troç Ballën: Ju bëni vota, të tjerët marrin poste! Pse s’keni një Ministri? Ja si përgjigjet politikani socialist

0
410

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është pyetur drejtpërdrejt këtë të hënë nga gazetarët, se përse kryeministri Edi Rama nuk i besoi asnjë Ministri, ndërkohë që grumbulloi shumë vota për Partinë Socialiste.

“Rikthimi si kryetar grupi, ju bëni vota të tjerët marrin poste? Pse nuk ju dha një Ministri?”, ishte pyetja që gazetarja Ambrozia Meta i drejtoi Ballës, në Kryesinë e Kuvendit.

“Unë mendoj që ka një parim të vjetër që quhet “oikepragia”, (nuk është e sigurt nëse fjala është kapur siç duhet sepse komunikimi ishte live) secili bën atë që di të bëjë më mirë. Besoj se bashkë me ju dhe bashkë me të gjithë, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Jam shumë krenar për kohën që shërbeva si ministër, qoftë si Ministër i Brendshëm dhe Ministër Shteti. Por kjo është një detyrë (detyra e re si kryetar i Grupit Parlamentar) që më pëlqen shumë”, u shpreh Taulant Balla.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se riformatimi i komisionit për Politikën e Jashtme është bërë me qëllim për të lënë opozitën jashtë procesit të integrimit, kreu i Grupit të PS theksoi se në momentin që është Shqipëria, drejtimi i komisionit i takon shumicës.

“Unë mendoj se ne kemi bërë të kundërtën e saj që thoni ju. Propozimi i ardhur nga PS dhe i bërë publik nga Edi Rama, është një ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të komisionit për çështjet europiane.

Në 2005 ishte një komision i dorës së dytë, ndërsa tashmë bëhet primar. Padyshim, sikurse në një pjesë të madhe të parlamenteve të unë kam njohur, në fazën që gjendet Shqipëria ky komision duhet t’i përkasë shumicës. Siç është Bundestagu”, përmbylli Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad