Fundi politik i Veliajt? Këshilltarët bashkiakë socialist mblidhen sot në PS

0
20

Vetëm 5 ditë pasi Edi Rama kërkoi zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët socialistë janë vënë në lëvizje për të “zbatuar” urdhrin e kryeministrit.

Burimet mediatike bëjnë me dije se këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë kanë thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ndonëse tema zyrtare nuk është bërë publike, aludohet e Partisë Socialiste është thirrur për të diskutuar dhe vendosur mbi shkarkimin e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve të brendshme të PS, mbledhja vjen pas një periudhe të gjatë tensioni të brendshëm dhe pasigurie në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 

Kujtojmë që në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO.

Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit. Por ende nuk ka një datë se kur këshilli bashkiak mund mblidhet , por ligji parashikon se mbledhja duhet të njoftohet 5 ditë përpara.

Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyrë 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve. Me tej vendimmarrja i takon këshillit të ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast se Erjon Veliaj do të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimmarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakohshme.

Zjarr Tv Ad