Armir Shkurti: Diella, ose bisha hyn në tempull

0
88

Nga Armir Shkurti

Çka ndodhi sot (dje) në parlament është apokaliptike: “Diell” sot i foli popullit në tempullin e tij, në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është fillimi i një epoke më të errët se kurrë në historinë e qytetërimit. Ndërsa shumë vazhdojnë e bëjnë gallatë, unë e shoh me shqetësim të jashtëzakonshëm dhe dëshpërim. Prania, por sidomos fjalimi i këtij aplikacioni kanë thyer keqas disa kufij të paimagjinueshëm!

Le ta analizojmë pak:

Sot (dje) avatari i AI u soll si 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌. Edhe pse përgjatë llomotitjes desh ta lante me shurrë, duke pretenduar se është pa interesa e paragjykime, nuk ia doli të fshehë mjekrrën e Ramës që tundej pas maskës së programit. Teknikisht u prezantua si një profil fals i Edit, profil femëror i “Diellit”. Në gomarllëkun që e kap Ramën në euforitë e veta, dekonspiroi që në daljen e parë “krijimin” e tij të bujshëm.

Jo se ky kryeministër s’i përdor njerëzit. Madje i shpërdoron. Por me “cucën” virtuale ka shpallur botërisht se as ka besim tek njerëzit dhe as di të punojë me ta. Ndaj dhe ( përveç si shkak i shkrepëtimave të megallomanisë dhe narcizizmit ) i poshtëroi edhe për shkak të paaftësisë së tij ministrat…. apo për shkak të një axhende aq djallëzore saqë as indiotët e as satanikët e tij nuk janë gati ta ndjekin?

Edi Rama do të kalojë ligjin për barazinë gjinore dhe ndryshimet në kodin e familjes. Së shpejti do të fshihet kufiri burrë – grua, nënë – babë, mashkull – femër. Por pa vajtur ende aty, sot në Kuvend, në tempullin e demokracisë,, para të zgjedhurve, u bë fakt fshirja e kufirit mes 𝑵𝑱𝑬𝑹𝑰𝑼𝑻 dhe pjesës tjetër të materies dhe jomateries. Deri sot si feja ashtu dhe shkenca, politika, vetëdija etj njeriun apo 𝑰𝑵𝑫𝑰𝑽𝑰𝑫𝑰, që do të thotë “i pandashëm”. Njëkohësisht edhe i pabashkueshëm. Ndërsa Rama, me fytyrë malësoreje melankolike dhe zë teknologjik, i diktoi Kuvendit: “Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.”

Kaligula bëri senator kalin e tij me të njejtën logjikë! Kushtetuta nuk flet për mish, gjak e krimozome sepse, që kur është konceptuar si dokument, është krijuar nga njerëz me mish, gjak e kromozome për të garantuar liritëndhe të drejtat e njerëzve me mish, gjak e kromozome. Me logjikën ramike të Diellës asgjë nuk e pengon kryeministrin tonë të ndërtojë një qeveri me kafshë , si ferma e Xhorxh Orwellit!

Pra mos e harro: sot u kapërxye kufiri i shenjtë i NJERIUT, si individ, si koncept biologjik, si nocion fetar, kategori shoqërore e politike dhe shtetas.

Tani kjo tjetra: ” 𝑫𝒊𝒔𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒒𝒖𝒂𝒋𝒕𝒖𝒓 “𝒂𝒏𝒕𝒊𝒌𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒖𝒆𝒔𝒆” 𝒏𝒈𝒂𝒒𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒋𝒂𝒎 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊. 𝑲𝒋𝒐 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒖𝒂𝒓….”?!?!

Një aplikacion, një program, një makineri… ka ndjenja?!?! “𝑲𝒋𝒐 𝒎𝒆̈ 𝒌𝒂 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒖𝒂𝒓”, e thënë nga një aplikacion celulari, është një gënjeshtër e ndyrë. E thënë solemnisht, në kuvend, me titull anëtari të kabinetit qeveritar është kriminale dhe manipulative! Shkencëtarët pohojnë se inteligjenca artificiale 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒂𝒔 𝒏𝒅𝒋𝒆𝒏𝒋𝒂 𝒂𝒔 𝒆𝒎𝒐𝒄𝒊𝒐𝒏𝒆. Do të thotë as gëzohet, as hidhërohet, as fyhet, as lëndohet. Më së shumti mund të jetë lënduar programuesi që fshihet pas shamisë lidhur mbi flokë. Dhe ky është vetë Edi Rama, ndaj të cilit është drejtuar gjithë ata që e quajnë antikushtetues këtë aplikacion – ministër.

Më pas malësorja melankolike u sjell në vëmendje deputetëve dhe popullit që i ndjek nga tv:

“Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. “

Aty më rri!

Pas bombës atomike qëndrojnë shkencëtarë të talentuar e të përkushtuar. Pas covid – 19 qëndronin mjekë e studiues shumë njerëzorë. Brenda një tanku të pafajshëm qëndron një Edi, një Armir, një Hasan apo Majkëll çnjerëzor që është gati të lëshojë predhën mbi spital a kopsht fëmijësh. Ashtu siç pas aplikacioneve fshihen burracakë që fshihen pas alogaritmeve, me pretendimin se :

“Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?”

Pra Diella “po u shërben” njerëzve! Jo moj goc a gru, a kryeministër i masku si gru a ça je: ti nuk je për të shërbyer. Ti je për të sunduar! Ti je , po! Mekanizëm i fuqishëm në shërbim të Edi Ramës dhe axhendave woke dhe komunisto- globaliste që po udhëheq ai. Ti nuk je njeri, Diella! Ti nuk ke as ndjenja. Ti nuk ke as shtetësi, siç e the në kuvend. Ti je një oficer i kampit të përqëndrimit të Aushvicit që ke një program, një axhendë, një urdhër dhe i zbaton ftohtë, elektronikisht, pa asnjë ndjenjë, emocion apo element tjetër njetëzor, veç rrymës së dobët elektrike që kalon në gjysmëpërcjellësit e tu, Diella!

Diella është çnjerëzore! Por këtë bishë apokaliptike, me fytyrë e zë fals, krijuar në kompiuter, kryeministri jua ka ofruar si një kalë troje , që ta pranoni në “butësinë” dhe “mirësinë” e saj. Kujdes! Jeni kaviet e para të një eksperimenti postorwellian, një distopie që as gjenia e George Orwell nuk arriti ta fantazojë! Ka nisur era e skllavërimit dixhital në kuptimin e parë të kësaj fjale!

Bëni si t’ju vijë

Shnet!

Zjarr Tv Ad