Shkarkimi i Veliajt/ Shabani:Sot u erdhën mendtë?, PD kërkon që kryebashkiaku të dëgjohet

0
30

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Ligjeve në bashkinë Tiranë, për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, një nga këshilltarët e opozitës, Endrit Shabani tha se “pas 7 muajsh u kujtuan për këtë proces, pasi i kanë humbur kohë Tiranës”.

“Nuk ka asgjë për t’u diskutuar sepse është fakt kronologjik, ligji thotë se pas 3 muajsh duhet propozuar shkarkimi i tij.”

Sipas tij, pati debat se pse nuk janë përfshirë në rend dite kërkesat e opozitës.

“Sot u erdhën mendtë dhe po e votojnë, megjithatë më mirë vonë se kurrë”, tha ai.

Ndërsa për nënkryetarin e Këshillit, Dorjan Teliti, Veliaj ka të drejtë të dëgjohet në Këshillin Bashkiak.

“Opozita nuk ka asnjë problem me këtë”, tha ai, duke shtuar se duhet t’ja përplasin në fytyrë të gjitha abuzimet që ka kryer.

Në orën 16:00, pritet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku do të votohet për shkarkimin ose jo të Veliajt. i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.

Zjarr Tv Ad