Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”

0
158

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal e tjetërsim pronash. Mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.

Në pranga kanë rënë Vlash Draçi, Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut.

Masat e SPAK:

Të arrestuar:

– Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut;

– Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume;

– Vlash Draçi.

Në kërkim:

– Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi i Shijakut (Akuza për tjetërsim pronash grup kriminal);

Të akuzuar për vrasje:

– Astrit Avdyli, akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera);

– Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim.

Ndalim largimi nga vendi:

– Edlira Avdyli

Zjarr Tv Ad