Sherr me thika në gjimnazin në Kamëz, plagosen dy 16-vjeçarë

0
28

ot, më datë 2 tetor 2025, një sherr i dhunshëm mes nxënësve ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Sherri ka ndodhur në rrugë, shumë pranë gjimnazit dhe në të janë përfshirë nxënës.

Për shkak të përdorimit të sendeve të forta dhe të mprehta, dy nxënës mësohet se janë plagosur dhe një i tretë ka marrë lëndime të lehta. Një nga të plagosurit ka marrë goditje në gjoks.

“Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.         

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Konfliktet e dhunshme mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një problem madhor.

Disa ngjarje të dhunshme e kriminale me pjesëmarrjen e adoleshentëve, janë shënuar në mbarë vendin.

Kujtojmë se disa kohë më parë, në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet u vra me thikë një adoleshent, duke shkaktuar zemërim në shoqëri.

Zjarr Tv Ad