Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se shpreson që sot të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie që opozita do ta mbështesë, kjo pasi edhe të diskutohet me aleatët.
Berisha u shpreh se kandidatët që i kanë shprehur interesin janë të profileve të larta, si pedagogë universitetesh apo edhe personalitete të ndryshëm.
Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, Berisha nuk përmendi emra, duke thënë: “Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike”.
Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Një falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, personalitete që shprehen dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për tu përballur në interesin më të mirë të qytetarëve të Tiranës, me të keqen që ka vetëm një emër: Edi Rama.
Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot…
Sali Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.
Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?
Sali Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.
Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur.
Sali Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.
Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?
Sali Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.
Pyetje: Do të bëhet sot e ditur…
Sali Berisha: Shpresoj se po.




