Autori 30-vjeçar i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Gazetari Besar Bajraktaraj raporton për Klan News se autori ka thënë se i kishte ardhur në majë të hundës nga gjyqet, duke shtuar se nuk e kishte paramenduar krimin.
Sipas tij, në momentin që gjyqtari ka dhënë vendimin kundër familjes së tij për pronën, atëherë e ka vrarë.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori.




