Një moment i pazakontë gjatë samitit të paqes për Gazën në Egjipt ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron shkëmbyen një shtrëngim duarsh të tensionuar dhe të gjatë, që disa e përshkruajnë si “përleshje simbolike”.
Incidenti ndodhi të hënën, në çastin kur Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Pamjet tregojnë dy liderët duke u përqafuar para kamerave, por gjestet e tyre të trupit shpejt u kthyen në një përplasje të dukshme për dominim. Macron u pa duke tentuar të tërhiqej nga kapja e fortë e Trump, përpara se të largohej me nxitim nga podiumi.
Lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, tha për Daily Mail se biseda e shkurtër mes tyre kishte një ton të ngarkuar.
Sipas saj, Trump i tha Macronit: “Më vjen mirë që të shoh, pra pranuat?”, ndërsa presidenti francez murmuriti një përgjigje të paqartë.
Pamjet nga ceremonia në Sharm El-Sheikh tregojnë Trump dhe Macron duke shkëmbyer një shtrëngim duarsh të gjatë dhe të fortë, i cili u shoqërua me një bisedë të tensionuar. Sipas Daily Mail, Trump i drejtohet homologut francez me pyetjen: “Po je i sinqertë?”, ndërsa Macron përgjigjet: “Sigurisht.”
Trump më pas i shtrëngon përsëri dorën Macronit ndërsa presidenti francez shikon poshtë dhe larg kamerave.
Nuk është e qartë se për çfarë po flisnin dyshja; megjithatë, kjo vjen disa javë pasi Macron u pa duke tallur Trumpin me udhëheqësit botërorë.
Të dy udhëheqësit kanë një histori të gjallë së bashku, shpesh duken miqësorë, pavarësisht se herë pas here e kritikojnë njëri-tjetrin në publik.
Duke folur ngadalë dhe qartë, Trump thotë: “Unë po bëj paqe”.
Pastaj Macron i prek dorën Trump dhe përgjigjet, ‘Ah hajde pra’, ndërsa Trump e injoron dhe e shtrëngon më fort.
“Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët”, i thotë Trump Macronit ndërsa tregon nga kamerat.
«E kuptoj. Do të duhet ta shohim këtë», thotë Macron përpara se të marrë një paralajmërim të ashpër nga Trump: «Do ta shihni se çfarë do të ndodhë së shpejti».
Trump përfundon, “Do të doja të të shihja duke e bërë, bëje. Do të shihemi pas pak.”




