Një atentat mafioz ndodhi tek rrethrrotullimi i Rinasit këtë të martë, ku një person humbi jetën dhe në tjetër u plgos rëndë.
Të shtënat u regjistruan rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, ndërsa mbeti viktimë Gilmando Dani 47 vjeç dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, 40 vjeç.
E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së bizneseve rreth zonës. Pavarësisht numrit të lartë të lëvizjeve autorët nuk u stepën pavarësisht rrezikut se mund të lëndoheshin dhe njerëz të pafajshëm.
Mësohet sipas burimeve se njëri prej vrasësve zbriti nga një makinë Tip Toyota me targa greke me kallashnikov në dorë dhe më pas hapur derën e mjetit tip benz që po lëvizte viktima, dukër përfituar dhe nga trafiku, dhe qëlloi në drejtim të pasagjerit dhe shoferit me breshëri plumbash.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



