Partia Demokratike njofton protestë para kryeministrisë: Të hënën, në orën 18:00!

0
0

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të organizojë protestë përpara Kryeministrisë ditën e hënë, datë 17 nëntor 2025.

Ndërkaq, protesta pritet të mbahet në orën 18:00, raporton për Klan News, gazetari Enkel Xhangoli.

Në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, thuhet se “opozita e ka për detyrë që të shpëtojë Shqipërinë”.

Gjithashtu, Partia Demokratike shton se dëshiron që parlamentin ta kthejë tek njerëzit.

“Të dashur miq,

Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë,

E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”, thuhet në mesazhin e selisë blu.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi më herët protesta përpara godinës së Kryeministrisë. Berisha ka thënë se protesta do të jetë e para ditë e parlamentit për qytetarët. Ai tha se do përcaktohet në vijim edhe skenari për një protestë të mundshme kombëtare.

Zjarr Tv Ad