Berisha nuk u paraqit për 21 Janarin, SPAK: Janë dërguar dy urdhër-thirrje! Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf

0
0

Pasi Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për dosjen e 21 janarin, Prokuroria e Posaçme ka sqaruar procedurat e njoftimit të kryera ndaj Sali Berishës, duke njoftuar se deri më tani janë dërguar dy urdhër-thirrje zyrtare përmes shërbimit postar.

Sipas informacionit zyrtar, urdhër-thirrja e parë është dërguar më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës, me detyrimin për t’u paraqitur në SPAK më 7 nëntor 2025.

Ky njoftim është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

SPAK thote po ashtu se ka vijuar procedurën duke dërguar më 7 nëntor 2025 një urdhër-thirrje të dytë në tre destinacione: banesën e Berishës, selinë e Partisë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, për t’u paraqitur më 14 nëntor 2025.

Prokuroria e Posacme sqaron gjithashtu se njoftimi është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit [email protected] më 10 nëntor 2025.

Reagimi i SPAK

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Në datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës  është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

[email protected], më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Zjarr Tv Ad