Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në “A Krasta Show” në Syri Tv ka folur për situatën në PD.
Këlliçi tha se vende vende në Partinë Demokratike ka një gjumë letargjik dhe një mpirje nervi.
Demokrati tha se partia ka nevojë për energji të reja dhe për t’u hapur më shumë.
Gjithashtu Këlliçi tha se është nevoja që të ketë një reagim më të fortë nga ana e Partisë Demokratike dhe për t’u përqendruar te mesazhi politik.
“Nuk mund të vësh një shenjë barazie midids PD dhe PS. Nga ana tjetër a është PD në lartësinë e duhur? A ka një gjumë letargjik vende vende në PD dhe një mpirje nervi? Patjetër që po. Kemi nevojë për energji të reja, kemi nevojë për profesionistë. Kemi nevojë për të hapur dhe më shumë PD-në. Patjetër kemi nevojë për të reaguar shumë herë më fort. Nga ana tjetër kemi nevojë të jemi të përqendruar në mesazhin tonë politik”, tha Këlliçi.




