3 milionë euro verë, Katovica dhe ‘aristokracia e kuqe’: Armir Shkurti ngre alarmin për oligarkinë e trashëguar në Shqipëri

0
0

Gazetari Armir Shkurti ka publikuar një shkrim analitik dhe kritik mbi pasurinë e akumuluar nga elitat politike dhe ekonomike shqiptare pas viteve ’90, duke u ndalur te rasti i një biznesmeni, të cilit sipas mediave i janë gjetur rreth 3 milionë euro koleksion vere luksoze.

Sipas Shkurtit, ky rast nuk është thjesht një çështje pasurie individuale, por simbol i asaj që ai e quan “aristokraci e kuqe”, një elitë e trashëguar nga strukturat e ish-regjimit komunist, e cila ka ruajtur dhe forcuar pushtetin ekonomik dhe politik në tranzicion.

Postimi i plotë nga Armir Shkurti:

𝐊𝐚𝐭𝐨𝐯𝐢𝐜𝐚, 𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐲 𝐣𝐚𝐡𝐭𝐞𝐭….

Kur lexova që një biznesmeni i gjetën hetuesit 3 milion euro koleksion vere të shtrenjtë, më lëshoi zemra! Nëse do ti kishin gjetur 10 milion euro gjizë, 20 milion turshi a 100 milion raki, thjesht do të kisha qeshur me katunarët me lekë të tranzicionit.

Por këtu jo!

Vera nuk pihet me xaxiq. As me turshi. Sidomos vera e shtrenjtë. Vera është klas dhe jo të gjithë dijnë ta pinë. Ca më pak ta shijojnë. Dhe shumë pak, ta çmojnë. Pra kjo pije 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘪𝘷𝘪𝘭𝘦𝘨𝘫 𝘪 𝘢𝘳𝘪𝘴𝘵𝘰𝘬𝘳𝘢𝘤𝘪𝘴𝘦̈.

A është pronari i këtij kapitali vere një aristokrat?

Me ç’ thotë media, ky zotëri është biznesmen i suksesshëm, i pasur, biri i një deputeti të hershëm socialist…..Pra PO!

Që të më ndiqni në argument, le të sqarojmë “Katovicën”.

Në fillim të viteve ’90 qarkulloi një fjalë sikur në vitin ’89, në qytetin Katovicë të Polonisë, elitat komuniste të Lindjes kishin projektuar të ardhmen e pushtetit të tyre pas rënies së murit të Berlinit. Përmbledhtas dokumenti thotë këto gjëra:

“● 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗹𝘂𝗿𝗮𝗹𝗶𝘇𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘂𝘁, 𝗽𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗿𝘂𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗼𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗿𝗲𝗮𝗹 𝗺𝗯𝗶 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸, 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘁, 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲.

● 𝗗𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗷𝗮, 𝘁𝗲̈ 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂𝗾𝘂𝗮𝗷𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗼𝘀𝗲 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲, 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝘀𝗵𝘁𝘆𝗽𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁.

● 𝗞𝗹𝗮𝘀𝗮𝘁 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗰𝗶𝗸𝗹𝗼𝗵𝗲𝗻, 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗶𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝘂𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲.

● 𝗜𝗱𝗲𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗮 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘇𝗲̈𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗿𝗮𝗴𝗺𝗮𝘁𝗶𝘇𝗺𝗶 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸, 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘀𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗹𝗮𝘁𝗶𝘃𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗼𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁.”

Në atë kohë takimi i Katovicës u mohua e po ashtu u hodh poshtë ekzistenca e dokumentit të mësipërm. Por më thoni nëse pas 35 vjetësh prej daljes së tij nuk përkon me realitetin?….

Kthehemi tek 3 milion € verë. Pra, a kemi të bëjmë me një aristokraci të kuqe, e cila edhe për shkak të moshës, pushtetin ekonomik si qëllim dhe atë politik si premisë, ua kaluan fëmijëve?

Më del se kryetari i partisë që trashëgoi Partinë Komuniste është trashëgimtar i njërit prej anëtarëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesi më i lartë kushtetues i sovranitetit të popullit në diktaturën e Enver Hoxhës. Kuptohet, ashtu si edhe sot, partia qëndronte mbi të gjithë e mbi gjithçka. Gjithësesi, ai Presidium njihej si kulmi i shtetit.

Në qeverinë e tij të parë ( ’13 – ’17 ) Edi Rama përfshiu 3 trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Byrosë Politike, duke i emëruar ministra. Një prej tyre sot na del të ketë 300 apartamente dhe 2 jahte.

Nuk më trondisin 300 apartamentet. Kjo është babëzi. Më dëshpërojnë jahtet. Ata janë luks. Ata janë standart aristokratik dhe pasuror.

⚠️ KUJDES ⚠️

Mos harro krimin!

Perëndimi e njeh krimin, bashkëjeton me të dhe e ka nën kontroll. Drogë, prostitucion, kumar ka kudo. Këtë treg nuk mund ta ligjërojë shteti, përndryshe humb kuptimin. Ama ka një përqindje të konsiderueshme popullate që s’rron dot pa vesin. Kështuqë, këtë treg, perëndimi heshtur ia ka lënë krimit, duke e kontrolluar të mos fuqizohet dhe kalon “gardhin”. Me “gardh” kam parasysh një mur të padukshëm por të pakalueshëm mes shtetit dhe krimit. Kush guxon ta kapërcejë – digjet.

Mirëpo shumë herët ky mur u gris në Shqipëri. Krimi hyri në politikë dhe politika në krim. Më pas ky mur u tret dhe ujërat u trazuan, duke bërë që Shqipëria të ketë dy sisteme ekonomike: njërin, formal, të rregullt dhe të kontrolluar ( ku bëjmë pjesë ne hajvanët që jetojmë me punë të ndershme ) dhe një ekonomi tjetër, të krimit, ku në kuptimin e parë të fjalës është leku letër. Kjo ekonomi betonizoi vendin dhe çoi çmimin e një apartamenti deri në 1 milion euro.

Llumi i krijuar nga përzjerja e ujërave sot është 𝘦𝘭𝘪𝘵𝘢 𝘦𝘬𝘰𝘯𝘰𝘮𝘪𝘬𝘦, 𝘬𝘰𝘭𝘰𝘯𝘢 𝘣𝘢𝘻𝘦̈ 𝘦 𝘖𝘓𝘐𝘎𝘈𝘙𝘒𝘐𝘚𝘌̈ 𝘚𝘌̈ 𝘛𝘙𝘈𝘚𝘏𝘌̈𝘎𝘐𝘔𝘛𝘈𝘙𝘌̈𝘝𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘒𝘜𝘘.ᐟ

𝘋𝘖𝘔𝘌𝘛𝘏𝘌̈𝘕𝘌̈: 𝘈𝘛𝘈 𝘒𝘈𝘕𝘌̈ 𝘗𝘜𝘚𝘏𝘛𝘌𝘛𝘐𝘕 𝘌𝘒𝘖𝘕𝘖𝘔𝘐𝘒.ᐟ 𝘈𝘛𝘈 𝘒𝘈𝘕𝘌̈ 𝘒𝘙𝘐𝘑𝘜𝘈𝘙 𝘌𝘓𝘐𝘛𝘌̈𝘕 𝘈𝘙𝘐𝘚𝘛𝘖𝘒𝘙𝘈𝘛𝘐𝘒𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘛𝘙𝘈𝘚𝘏𝘐𝘎𝘐𝘔𝘛𝘈𝘙𝘌̈𝘝𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘉𝘓𝘓𝘖𝘒𝘜𝘛 𝘌 𝘗𝘌̈𝘙 𝘙𝘙𝘑𝘌𝘋𝘏𝘐𝘔 𝘌𝘋𝘏𝘌 𝘒𝘓𝘈𝘚𝘌̈𝘕 𝘗𝘖𝘓𝘐𝘛𝘐𝘒𝘌 𝘘𝘌̈ 𝘜 𝘚𝘏𝘌̈𝘙𝘉𝘌𝘕…

𝘒 𝘑 𝘖 𝘌̈ 𝘚 𝘏 𝘛 𝘌̈ 𝘖 𝘓 𝘐 𝘎 𝘈 𝘙 𝘒 𝘐

Grupi i llumit, njëkohësisht me pasurimin e vetvetes lufton përgjakshëm të shkatërtojë konkurencën me ekonominë e ndershme. Përndryshe rrezikon shumë. Ndaj dhe sot kemi hendek të rritur të pasur – të varfër dhe zhdukje të shtresës së mesme.

Nëse më ke ndjeku dhe kuptuar deri këtu, të lutem pyet veten:

– Si i bëhet në këto kushte?

– Pra: nëse heqim “hajdutin” apo “hajdutët”, a ndryshon sistemi?

– A ka fuqi ekonomike dhe politike një aristokraci miliardere, me solidaritet komunist të trashëguar dhe ngjizur që në mitër, të prodhojë aktorë të tjerë, në vend të cilitdo që ikën nga pushteti?

– A na duhet, pra, ta rrëzojmë këtë sistem pushtues dhe kriminal nga rrënjët apo mjaftojnë reforma dhe rotacion?

– Cila parti ka demokraci të brendshme dhe cila prej tyre ofron një alternativë tjetër veç heqjes së Edi Ramës?

Nuk është se i dua unë përgjigjet! Thjesht, po ia bëre vetes këto pyetje, ke shans të zgjosh ndopak mendimin kritik dhe ti shohësh gjërat si janë, jo se si ti thonë se janë.

Zjarr Tv Ad