Ndërsa I gjithë vendi po përballet me motin e keq që ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qarqe, një zjarr I madh ra në tregun e rrobave të përforura në kryeqytet në lagjen 5 Maji. Flakët ranë gjatë orëve të darkës në një nga kapanonët për t’u përhapur më pas me shpejtësi.
Zjarri mori përmasa shumë të mëdha, ku flakët arritën në qindra metra lartësi ndërsa dukeshin në të gjithë Tiranën. Më shumë se 60 forca zjarrfikëse, me 11 mjete u aktivizuan për shuarrjen e zjarrit. Por pavarëishtë ndërhyrjes, materialet plastike dhe robat që ndodheshin aty e bën të pamundur operacionin. Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë mbërritën dhe nga Komanda e Forcës Tokësore. Po ashtu një jtetër u nis nga reparti zjarrfikës I Elbasanit. Pas shumë orësh, zjarri u neutralizua por vatra vijoi ende aktive. Ndërkohë banorët rreth zonës u evakuuan. Po ashtu u punua që zjarri të mos përfshinte dhe bizneset e tjera rreth zonës.
Nga flakët raportohet se të paktën 50 subjekte tregtare u dëmtuan, ndërsa në orët në vijim pritet të bëhet dhe bilanci i dëmeve.
Grupi hetimor që po heton zjarrin ka kryer ekspertizën mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore.




