Rruga Qafë Buall-Krastë, e cila lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës.
Si pasojë e kësaj, qarkullimi rrugor është bllokuar thuajse plotësisht, ndërsa bëhet me dije se edhe disa automjete kanë mbetur të bllokuar në zonë.
Dyshohet se shkak i rrëshqitjes së gurëve ka qenë moti i keq dhe lagështira, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të ndërhynë dhe të largojnë pengesta nga rruga. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i bllokuar.

