Veliaj i dërgon letër Ballukut: Po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju

Share

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dërguar një letër Belinda Ballukut sot më 20 nëntor, nga paraburgimi i Fierit.

Veliaj i shkruan Ballukut se “është duke u dorëzuar e është duke shkuar tek ajo” në Ditën e ‘Pranisë Besnike’. Kreu i bashkisë së kryeqytetit i kërkon po ashtu Ballukut, që të aprovojë operacionin e tij për këmbën në Tiranë.

Postimi i plotë:

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

Read more

Local News