Partia Socialiste ka prezantuar organizimin e ri politik në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.
Gjatë Asamblesë së PS-së në kryeqytet, drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se në drejtimin e fushatës do të angazhohen 19 deputetë dhe ministra.
Sipas Manastirliut, organizimi i ri synon të forcojë praninë e socialistëve në terren dhe të koordinojë punën e strukturave në funksion të zgjedhjeve lokale në kryeqytet.
Ajo bëri gjithashtu me dije se skema e re organizative do të funksionojë përmes pesë niveleve të përgjegjësisë, me synimin për të përcaktuar më qartë detyrat dhe angazhimin e drejtuesve politikë dhe strukturave të partisë.

