Ekonomisti Rezart Prifti ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e argumenteve mbi avantazhet e Buxhetit 2027, teksa është ndalur te ministri i Bujqësisë, Andis Salla, për sektorin që drejton.
I ftuar në A2 CNN, Prifti u shpreh se asnjë prej përfaqësuesve socialistë nuk doli të shpjegonte se cilat janë avantazhet konkrete të këtij buxheti.
Ai u ndal veçanërisht te bujqësia, duke sjellë në vëmendje një takim të zhvilluar pak ditë më parë, në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku sipas tij ministri Andis Salla nuk arriti të artikulonte qartë disa fjali për sektorin që drejton.
“Kemi arritur në një pikë që paaftësia është aq universale, saqë asnjëri sot nuk del të thotë një avantazh të buxhetit në një fushë, në dy fusha. Të kthehemi te prania besnike…ke ministrin e Bujqësisë që para disa ditësh në takim nuk formulonte dot dy-tre fjali rreth temës shqip. Vetë ato që thoshte nuk i shpjegonte dot. Sepse bujqësia është nëpër këmbë…”, u shpreh Prifti ndër të tjera.

