Kanë nisur tensionet dhe përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë që po zhvillohet në Tiranë.
Menjëherë sapo protestuesit janë afruar drejt Kryeministrisë, policia ka dalë me autobotet me ujë për të shpërndarë turmën.
Po ashtu, u hodhën edhe bombola gazi për të larguar qytetarët, të cilën janë zmbrapsur drejt zonës së ish-hotel Dajtit.
Nga ana tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të policisë.

