Protesta e 28 Nëntorit/ Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë

Share

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin paraprak të të lënduarve gjatë protestës së sotme të 28 Nëntorit, teksa raportohet se në spital kanë mbërritur policë, gazetarë dhe protestues.

Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur disa të lënduar, mes tyre një efektiv policie dhe dy punonjës të mediave, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa po marrin trajtim në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e QKUM-së kanë trajtuar në vendngjarje tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë. Deri në orën 14:00, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ishte paraqitur asnjë person i lënduar.

Read more

Local News