Thursday, April 9, 2026
Ballina 360 grade Kokaina në Maminas, nis ‘gjuetia’ ndaj pasurisë së dy të arrestuarve dhe...

Kokaina në Maminas, nis ‘gjuetia’ ndaj pasurisë së dy të arrestuarve dhe pronarit të bananeve

0
248

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin e pasurisë së të arrestuarve për 613 kilogramët e kokainës që u ndaluan në Maminas në fund të shkurtit.

Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar për pronarin e kompanisë, ‘Arbri Garden’, në adresë të cilës ishte kontenieri me banane ku u kap droga, Krimet e Rënda do verifikojnë pasuritë e shoferit të kamionit, Armando Pezaku, menaxherit të kompanisë, Donald Lushaj dhe pronarit, Arbër Çekaj, pronarit të ‘Arbri Garden’.

Prokuroria u ka kërkuar bankave dhe hipotekave pasqyrën e të ardhurave dhe transfertave të parave të 3 të arrestuarve.

Zjarr Tv Ad