Saturday, July 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade Greqi, arrestohen dy shqiptarë, iu gjetën 41,5 kg kanabis në makinë

Greqi, arrestohen dy shqiptarë, iu gjetën 41,5 kg kanabis në makinë

0
186
Zjarr Televizion Adccccc

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre. Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës. Dy të arrestuarit, 53 dhe 38 vjeç, do të dalin para prokurorit të Kosturit, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim.

Zjarr Tv Ad