Familjarët kanë marrë trupin e Konstandinos Kaçifas pas 11 ditësh, i cili mbeti i vrarë në Bularat gjatë përplasjes me RENEA-n. Mësohet se nesër në orën 11:00 do të zhvillohet ceremonia mortore, ku thuhet se do të jenë të pranishëm mbi 2000 mijë grekë.
“Kostandinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor, saktësisht në ditën Kombëtare të Greqisë, ku në Bularat ishin mbledhur personalitete dhe figura të rëndësishme greke për të kremtuar.
Minoritari grek nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA dhe për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit ai mbeti i vrarë në pasditen e së dielës të 28 tetorit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.
Prokuroria dje firmosi tërheqjen e trupit të 35-vjeçarit nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa në ceremoninë mortore të minoritarit grek thuhet se do të jenë të pranishëm mbi 2000 mijë grekë.
Policia shqiptare ka marrë paraprakisht të gjitha masat dhe do të monitorojë çdo gjë gjatë ceremonisë mortore për Kostandinos Kacifas.




