Ellen DeGeneres po mendon ti japë fund emisionit

0
22

Ellen DeGeneres po mendon ti japë fund emisionit të saj, ndër më të shikuarit në Amerikë.

Moderatorja në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e “Ellen”.

Ajo tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.

Ellen shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.

“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj,”-u shpreh  DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim.”

Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj.

Ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.

“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.

Zjarr Tv Ad