Greqi/ Sherr me thika në burg, shqiptarët plagosin 37-vjeçarin turk

0
180

Një sherr me thika ka ndodhur në burgjet greke. Mësohet se disa të burgosur shqiptar kanë plagosur me thikë një të burgosur turk në burgun e Dhomakos.

37-vjeçari i plagosur rezultonte të ishte i dënuar për trafik emigrantësh dhe pati një përplasje me disa të burgosur shqiptar .

Shtetasi turk u dërgua për ndihmë në  spitalin Lamia pa rrezik për jetën,  ndërsa më pas i është kthyer ambienteve të burgut.

Zjarr Tv Ad