Ambasadori i Koresë së Veriut në Itali nuk ka pranuar të kthehet në shtetin e tij pas përfundimit të mandatit. Mandati i tij ka përfunduar në nëntor të 2018-ës, por për më shumë se një muaj rezulton të jetë i zhdukur.
Së bashku me të mendohet të jetë edhe bashkëshortja ndërsa dyshohet se diplomati ka kërkuar azil politik në një nga vendet perëndimore. Kjo pasi, Ministria e Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se ambasadori i Koresë së Veriut nuk ka paraqitur kërkesë për azil në këtë shtet.
Jo Song-gil, besohet të jetë djali ose dhëndri i një prej zyrtarëve më të lartë në Korenë e Veriut.




