I dënuar me burg në Gjermani, ndalohet në Kapshticë 36-vjeçari

0
83

Është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës një 36-vjeçar, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi.

Shtetasi me iniciale D.P u ndalua për llogari të drejtësisë gjermane ku u dënua me 6 vite burg për krime që lidhen me drogën.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Sipas Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe pajisje elektronike të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

 

Zjarr Tv Ad