Një 28-vjeçar është gjetur i plagosur me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Fier, ku policia ka gjetur pranë rrugës në fshatin Portëz, 28-vjeçarin me iniciale J.G.
Nga policia mësohet se 28-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
“Ka qenë një sherr mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre”, sqarojnë blutë e Fierit.
I riu ka marrë plagë në pjesën e kraharorit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



