Seanca e pasdites, Paloka: Do na kenë pas kudo! Protestë, bashkë me qytetarët

0
13

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilëson ilegal njoftimin për thirrjen e seancës parlamentare të ditës së sotme në orën 17.00.

Duke folur nga selia blu, ai e cilësoi si mbledhjen e një parlamenti ilegjitim që mblidhet në ilegalitet dhe se Parlamenti jo vetëm shqiptarët që nuk i përfaqëson, por as ata që dikur e votuan Partinë Socialiste.

“Sot Parlamenti është ilegjitim, pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan hyrjen, sot kanë kaluar në ilegjitimiet të plotë, ndërkohë që ai tjetri bën antimitingun e radhës në Lushnje. Se vetë ikën, dërgon Taon dhe Spiropalin në Parlament. Por me këtë taktikë dhe strategji nuk do të shkoj askund”, u shpreh Paloka.

Deputeti i dorëhequr i PD, tha se iu është bërë thirrje gjithë qytetarëve që sot të jenë para Parlamentit dhe ku dhe tha se do të zhvillohet protesta.

“Sa herë të mblidhen kudo të mblidhen, sa do që mundohen të fshihen ne do na kenë pas”, deklaroi Paloka.

Lidhur me deklaratat e Taulant Ballës se opozita i druhet drejtësisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorisë së posaçme SPAK, ai ironizoi duke thënë “Ne që dorëzojmë imunitetin paskemi frikë nga drejtësia, këta që rrisin imunitetin e tyre këta qenkan ata që s’kanë frikë. E kuptoni dhe vetë se deri ku kanë arritur, banaliteti ka shkuar ku nuk mban më”

Zjarr Tv Ad