Mëngjesin e së hënës një aksident i frikshëm ka ndodhur në zonën pranë aeroportit të Rinasit. Dy makina, njëra Fiat dhe tjetra Audi janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi.




