Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD një ditë para protestës së radhës nesër para parlamentit. Ai është shprehur i vendosur se beteja dhe protestat e shqiptarëve do të vijojnë ditë për ditë.
“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shprese dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur.
Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar. Dosja 184 dhe 339 do të zbardhen. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se çfarë përmban edhe dosja 184.
Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë, kuvend i zgjedhur nga shqiptarët dhe jo nga krimi. Beteja do vazhdojë çdo ditë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha.
Sipas Bashës, nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që i kanë vjedhur, qeverinë dhe kuvendin.




